Hiqen mbeturinat nga disa hapësira publike në Prizren

PrizrenPostuar: 13:18 / 25.03.2020

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka bërë pastrimin e disa hapësirave publike të ndotura nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend.

Lidhur me këtë është angazhuar një operator ekonomik i kontraktuar nga Komuna i cili ka bërë pastrimin e hapësirës publike tek Tranziti i Ri duke larguar mbetjet inerte si dhe mbeturinat e ngurta.

Gjithashtu në rrugën "Rezistenca e Vërrinit" e cila gjendet në lagjen Bajram Curri, është bërë pastrimi i urës pasi që aty është krijuar pikë deponie ilegale të mbeturinave inerte dhe të ngurta.

"Kërkojmë nga të gjithë qytetarët ta ruajmë ambientin, që të mos hedhin mbeturina ne vende ku dëmtohen hapësirat publike, në mënyrë që të kemi një qytet sa më të pastër. Në të kundërtën ne obligohemi të veprojmë sipas ligjit", potencoi Drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi. /InfoKomuna/