Inspektohen punimet në fshatin Krushicë e Epërme

SuharekëPostuar: 15:22 / 13.09.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, po vazhdon punën në terren me inspektimin e punimeve të projekteve që po realizohen nëpër mjedise të ndryshme të Komunës, njofton InfoKomuna.

Ai ka inspektuar punimet në fshatin Krushicë e Epërme ku ka shikuar për së afërmi ndërtimin e rrugës “Bafti Kodra” dhe rregullimin e oborrit të shkollës “Naum Veqilharxhi”, në këtë fshat.

/InfoKomuna/