Instituti KLGI dhe MZHR nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Postuar: 15:42 / 09.09.2019

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Ky memorandum ka për qëllimpërcaktimin e fushave të bashkëpunimit ndërmjet KLGI dhe MZHR, realizimin eaktiviteteve të përbashkëta, si dhe bashkëpunimin në fushat e tjera tëzhvillimit rajonal.

Instituti KLGI dhe MZHR do të përkrahinnjëra-tjetrën në hartimin e politikave në fushën e zhvillimit socio-ekonomikrajonal të balancuar, përmes zhvillimit të sektorit privat. Njëkohësisht të koordinojnëaktivitetet lidhur me zhvillimin e performancës rajonale, përmes hartimit tëdokumentit “Indikatorët Socio – Ekonomik Rajonal”. Para se gjithash, parashihetkrijimi i mundësive të reja për ofrimin e shërbimeve profesionale në nivellokal dhe rajonal, si dhe të krijimit të një mjedisi më atraktiv biznesor.