Investime të shumta në Zhegër të Gjilanit

GjilanPostuar: 12:29 / 17.07.2017

Shemsedin Elezi kryetar i Këshillit të fshatit Zhegër është njëri nga më aktivët dhe më transparentët. Elezi vazhdimisht përcjell projektet dhe investimet dhe thotë se Zhegra po ndryshon falë investimeve të shumta që janë bërë dhe pritet të bëhen në të ardhmen.

Shemsedin Elezi është aktivist e punëtor i palodhur. Mbi të gjitha është komunikues e transparent në punë e aktivitete.

Elezi për rajonipress tha se Zhegra po ndryshon çdo ditë falë projekteve që po realizohen dhe pritet të realizohen edhe në të ardhmen.

Sipas tij para dy vitesh kemi bërë 700 metra kanalizim për dy lagje të cilat nuk kishin rrjet funksional, rrugët e arave janë shtruar me zhavor, ku janë shtruar 2 rrugë, vitin e kaluar janë asfaltuar 5 rrugë nga më të nevojshmet, për të cilat sipas prioriteteve kemi vendosur ne Këshilli, është përfunduar ndërtimi i 4 shtëpive nga bashkëpunimi me donatorët nga aksioni humanitarë.

Elezi tha se ne si komunitet në të njëjtën kohë kemi ndërtuar edhe po aq shtëpi me vetiniciativë. Është në përfundim projekti i 5 km trotuar dhe mbi 3 km kanalizim rrugës kryesore të Zhegrës, ku pas kërkesave tona janë shtuar dy projekte të reja brenda këtij projekti, si kanalizim prej mbi 800 metra, të cilat nuk ishin parapa dhe muri mbrojtës dhe mbrojtja nga uji me gjatësi prej 300 metra në pjesën te shkolla e mesme, ku ne kemi hequr mbi 300 kamionë me material dheu për të zgjeruar pjesën qendrore të Zhegrës.

Është renovuar pjesërisht shkolla e mesme. Ku përfshihen dyshemetë, ngjurosja dhe toaletet e reja brenda objektit shkollorë. Është rregulluar dhe shtruar me zhavor rruga për Kurexhaj, e cila shfrytëzohet me të madhe nga 160 shtëpi që jetojmë në Zhegër sidomos për bujqësi e blegtori, si dhe nga Depca, të cilët e kanë rrugë lidhëse.

Është rregulluar Shtëpia e Rinisë, e cila do të udhëhiqet nga magjistri i psikologjisë Sami Hajrullahu, me organizatë të licencuar nga viti 2008. Pritet donacioni i parë financuar nga Bashkimi Europian pasiqë ne kemi nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës Lutfi Haziri.

Palestra sportive, investim njëmilionësh pas disa zhagitjesh nga OSHP, përfundimisht do të fillojë të ndërtohet brenda pak ditësh, pas nënshkrimeve përfundimtare që janë bërë. Janë rregulluar zyret e Këshillit vendorë. Janë në fazën e ndërtimit, ku brenda muajit fillon puna e asfaltimit të disa kilometra rrugëve brenda Zhegrës, së shpejti do të bëhet renovimi i shtëpisë së kulturës "Idriz Seferi", e cila poashtu është tenderuar. Pritjet për vazhdim janë: Kanalizimi kryesor, i cili ka hyrë në projektin komunal përmes grantit austriak, zgjerimi dhe rregullimi i shtratit të lumit, i cili po shkakton shumë probleme, pastrimi i një deponie të egër bërllogu, ku edhe ne do të ndihmojmë, asfaltimi i rrugicave eventuale që do të mbesin, ndërtimi i një ure dhe zgjerimi i urës kryesore lidhëse, te e cila po shkaktohen rreziqe çdo ditë, shtrimi i pjesës së mbetur të rrugëve të arave, zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në pjesën e epërme prej varrezave, ku mungon dhe unë jetoj, rregullimi i rrugës për Terzijaj.

Elezi tha se për projekte tjera do të jemi gati që të bëjmë kërkesa vazhdimisht në bazë të kërkesave qytetare./rajonipress/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...