IPKO dhuron një aparat të ultrazërit për QKMF në Skenderaj

SkënderajPostuar: 16:08 / 12.02.2018

Kompania e shërbimeve dhe telekomunikimit IPKO, sot ka dhuruar një aparat ultrasonografik për “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ në Skenderaj.

QKMF është pajisur edhe me një aparat të rëndësishëm dhe bashkëkohor për shërbime efikase shëndetësore ndaj pacientëve, nga kompania IPKO.

Arianit Duraku, Drejtor i shitjes pranë kësaj kompanie tha se ky donacion po realizohet në kremtimin jubilar të 10 vjetorit të kësaj kompanie, për të ndihmuar institucionet shëndetësore për shërbime cilësore ndaj qytetarëve.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, falënderoi kompaninë IPKO për këtë donacion, që është shumë i rëndësishëm, dhe i cili do të jetë në funksion të identifikimit dhe diagnostifikimit të hershëm të shumë sëmundjeve.
Vlera e kësaj aparature kap shifrat e mbi 11 mijë euro. /InfoKomuna/