Ismaili: Për reformat në shëndetësi duhet angazhim i të gjithëve

Postuar: 17:24 / 23.01.2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka pritur në takim anëtarët e Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për gjendjen në shëndetësi.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim ka shprehur nevojën për përpjekjet të përbashkët të të gjithëve për reformat në shëndetësi.

Postimi i plotë:

Ndryshimet që duam t’i bëjmë në shëndetësi kërkojnë përfshirje dhe përpjekje të përbashkët të të gjithë akterëve të rëndësishëm në këtë proces. Këtë e diskutova edhe me Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, të cilët, së bashku me ekipin tim dhe drejtorët e departamenteve, i prita në vizitën që na bën sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Shëndetësia kosovare ka nevojë për angazhimin e të gjithëve që të bëjë reformat e duhura dhe shumë të rëndësishme për qytetarët tanë. /Telegrafi/