Istog, rregullimi i rrjetit të tensionit të lartë në fazën përfundimtare

IstogPostuar: 10:06 / 07.09.2017

Punimet për realizimin e projektit “Rregullimi i rrjetit të tensionit të lartë 10(20)kV dhe rrjetit të tensionit të ulët 0,4 kV, në zonën urbane të Istogut janë në fazën përfundimtare të punimeve.

Ky projekt do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të energjisë elektrike ku vitet e kaluara si pasojë e erërave të forta kemi pasur dëme të mëdha në rrjetin elektrik dhe si pasojë e kësaj kemi negociuar me kompaninë KEDS për të përmirësuar sistemin e rrjetit elektrik në qendër të Istogut, ku ky projekt parasheh që rrjeti elektrik i tensionit të lartë të futet në puseta nëntokësore, ku nuk do të mund të atakohen nga fatkeqësitë natyrore, transmeton InfoKomuna.

Për shkak të vjetërsisë së rrjetit distributiv dhe rrezikut që mund t'i kanoset komunitetit si dhe mbingarkesës për shkak të rritjes së konsumit në këtë rrjet, është paraparë ndërtimi i një rrjeti të ri duke përfshirë rrjetin ajror dhe atë kabllor.

Për linjat kabllore nëntokësore janë paraparë kanalet për shtrirje të kabllove me shtrirje të lirë dhe gypa të brinjëzuar, ku përfshihen edhe pusetat e betonit. /InfoKomuna/