Aksident në Istog, vdes një femër

IstogPostuar: 10:41 / 14.07.2017

Një femër ka ndërruar jetë të enjten në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Istog.

Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i policisë:

Raportohet se viktima femër k-shqiptare e cila ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, me datë 13.07.2017 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.