Istog, stërvitje shkollore për zvogëlimin e rreziqeve nga tërmetet

IstogPostuar: 11:25 / 10.05.2019

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioni përgjegjës i emergjencave i Republikës së Turqisë AFAD, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë filluar zbatimin e projektit “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”, projekt ky që ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me simulator për tërmete.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Automjeti me simulator nga Turqia sot ka qëndruar në ShFMU “Bajram Curri” në Istog, ku pjesë e kësaj stërvitjeje ishin nxënës nga të gjitha shkollat fillore të komunës së Istogut.

Stërvitjen nga afër e ndoqi kryetari i komunës Haki Rugova më bashkëpunëtor ku edhe i bëri një vizitë shkollës “Bajram Curri” në Istog ku nga afër u njoftua me ecurinë e mbarëvajtjes së procesit mësimor. /InfoKomuna/