Dreshaj: 300 bursa do të ndahen çdo vit për studentët nga Istogu

IstogPostuar: 18:52 / 14.10.2017

Qindra studentë janë takuar me kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut.

Gani Dreshaj para shumë studentëve e ka prezantuar planin e tij, për studentët e Istogut.

“Nuk janë premtime, është garancë. E kam thënë edhe më herët se studentët janë nga prioritetet kryesore për mua si kryetar. Bileta 10 euro në muaj për secilin studentë që udhëton në Prishtinë do të jetë prioriteti i parë. Për këtë kam një marrëveshje dhe do ta realizojmë në ditët e para të punës tonë në komunë”.

“Po ashtu, 300 bursa do të ndahen çdo vit për studentët nga Istogu. Për studentët që udhëtojnë në Pejë e që kam dëgjuar se kanë shpenzime të mëdha pasi që udhëtojnë pothuajse 5 ditë në javë, premtoj se do të lëshoj në qarkullim autobusin komunal”, ka thënë Gani Dreshaj para studentëve.