Fillon asfaltimi i rrugëve në disa fshatra

IstogPostuar: 12:39 / 11.07.2017

Komuna e Istogut, gjithnjë e më shumë me infrastrukturë të kompletuar rrugore pasi tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e katër rrugëve të reja lokale.

Punimet janë duke zhvilluar në asfaltimin e rrugës në lagjen Alihajdaraj në Istog të Poshtëm, ndërtimi i rrugëve lokale në Kaliqan-lagjia Gjyshkokë, ndërtimi i rrugës lokale në Orroberdë, lagjia Miranaj si dhe ndërtimi i rrugës lokale në Kërrninë. Të gjitha këto ndërtime të rrugëve janë investim i komunës së Istogut./InfoKomuna/