Gani Dreshaj prezanton planin për punësimin e grave në Istog

IstogPostuar: 12:53 / 16.10.2017

Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka prezantuar planin e tij për punësimin e grave në Istog.

Dreshaj ka garantuar hapjen e fabrikave për punësimin e 2000 grave në katër vitet e para të punës së tij.

“Më të vlefshme janë 250 euro pagë të një gruaje se sa 500 të një burri. Në Istog po vuajmë që shumë vite nga numri ekstrem i madh i nënave e motrave tona që janë të papunë. Prioritet kryesor për mua është sigurimi i vendeve të punës nga një grua për çdo familje. Për këtë shpejt do të nisi fabrikën e tekstilit tek e cila do të punësohen shumë gra nga Istogu. Më pas kemi një plan për hapjen e kurseve të rrobaqepësisë për të aktivizuar në punë shumë gra nga Istogu”, ka thënë Dreshaj.