Haki Rugova fiton në Istog me 15 epërsi

IstogPostuar: 15:53 / 18.12.2017

Në qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut.

Të dhënat e fundit  nga kjo qendër flasin për një fitore të ngushtë me vetëm 15 vota të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Haki Rugova nga LDK gjithsej ka 10 mijë e 33 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së 10 mijë e 18 vota. /InfoKomuna/