Humb jetën pasi rrokulliset traktori në Istog

IstogPostuar: 09:36 / 30.04.2018

Një ngasës traktori, mashkull shqiptar, ka ndërruar jetë në mëngjesin e së dielës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur tek Livadhet e Istogut teksa i njëjti ishte duke drejtuar traktorin ku si pasojë e humbjes së kontrollit është rrokullisur.

Në raport theksohet se drejtuesi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa pasagjeri mashkull shqiptar po ashtu i cili gjendej në rimorkio ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.