Istog: Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore

IstogPostuar: 13:46 / 02.02.2021

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka nënshkruar sot me Ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi, Memorandum Mirëkuptimi për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut.

Në kuadër të këtij Memorandumi përshihen dy projekte për realizim që janë “ Rregullimi i Rrugës në Qendër në Gurrakoc” si dhe “Ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut” . Këto projekte do të ndahen me faza të financimit,  që janë në kuadër të Memorandumit të  Mirëkuptimit.