Istog, nxënësit informohen rreth kujdesit dhe mirëmbajtës së dhëmbëve

IstogPostuar: 15:21 / 12.12.2018

Komuna e Istogut ka filluar me implementimin e projektit për vetëdijesimin e nxënësve parashkollor dhe klasave të para për shëndetin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Ky projekt ka filluar në mënyrë sistematike në të gjitha shkollat e komunës së Istogut ku stomatologia është duke mbajtur ligjërata nëpër të gjitha klasat e para dhe parashkollorëve për kujdesin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre, ku me këtë rast nxënësve u janë dhuruara nga një brushë për dhëmbëve dhe pastë. /InfoKomuna/