Istogu diskuton me qytetarët për orarin e punës së bizeseve

IstogPostuar: 14:59 / 11.07.2019

Komuna e Istogut ka mbajtur dëgjim publik me qytetarë për projekt Rregulloren Komunale për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës për Subjektet Afariste në Komunën e Istogut si dhe Projekt Rregulloren për Transparencë dhe Plani i Punës së Veprimit për Transparencë

Prezantimin e projekt-rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut e bëri drejtori i drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Lulzim Blakaj, i cili u shpreh se me këtë rregullore do të përcaktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës për veprimtaritë afariste, hoteliere, zejtare dhe shërbyese të cilat veprojnë apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në territorin e komunës se Istogut.

Ndërkaq, drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Edona Bujupi-Loxha, bëri prezantimin e projekt rregullores për transparencë si dhe planin e punës së veprimit për transparencë.

Forcimi i transparencës në punë të organeve të Komunës: Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit të Komunës, organeve të Administratës: drejtorive komunale, institucioneve arsimore dhe shëndetësore, punës së ndërmarrjeve publike komunale dhe rritjes së pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje në nivel lokal si dhe zbatimi i praktikave të mira administrative për qasje në dokumente publike janë ndër qëllimet kryesore të kësaj rregulloreje.

Qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për këto rregullore. /InfoKomuna/