Istogu me afro 3 milionë euro për projekte kapitale për vitin 2018

IstogPostuar: 10:10 / 29.08.2017

Në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Istogut ka mbajtur të hënën dëgjimin publik me qytetarë për draft-buxhetin Komunal për vitet 2018-2020.

Në këtë tubim të kryesuar nga kryetari i Komunës Haki Rugova, qytetarët e pranishëm janë njoftuar nga zyrtari i Drejtorisë së Financave, Osman Sadikaj, për planin e projekteve kapitale të planifikuara për këtë periudhë trevjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë tubim drejtuesit e komunës kanë dëgjuar edhe kërkesat e qytetarëve që i kanë paraqitur, e që kryesisht kishin të bënin me infrastrukturë rrugore, kanalizim dhe ujësjellës.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj, tregoi se për vitin 2018 është planifikuar për projekte kapitale buxheti prej mbi 2 milionë e 797 mijë euro.

E derisa Drejtoria e Financave të përgatisë listën e projekteve për vitin e ardhshëm, komuna ka intensifikuar këtë muaj realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore. Njëri prej këtyre projekteve që kanë nisur të realizohen është edhe ndërtimi i rrugëve të reja në fshatrat Shushicë dhe Uçë.

PrizrenKomente: 0 Prizren, vazhdon tejkalimi i lejeve ndërtimore në qendrën historike 13:41 / 17.11.2017 Praktika e mos respektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon. Sipas zyrtarëve të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, rasti i fundit i kësaj...
Komente: 0 KQZ-ja e gatshme për balotazhin 11:25 / 17.11.2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve në 19 komuna të Republikës së Kosovës, për garën e të parit të qytetit.