Istogu merr mbështetje nga qeveria gjermane për të ndihmuar me projekte familjet në nevojë

IstogPostuar: 11:33 / 05.03.2020

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova së bashku me Dafina Hoxhaj, përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin "Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura".

Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V.” (ASB) në Kosovë.

Qëllimi i Projektit është të mbështesë familjet në nevojë të komunës respektive për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar. /InfoKomuna/