Istogu ndër komunat më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë Covid-19

IstogPostuar: 13:45 / 26.06.2020

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, me të cilin biseduan lidhur me përballjen dhe sfidat e komunës së Istogut me Virusin Covid-19. Ministri u njoftua nga afër për gjithë angazhimin që Shtabi Emergjent për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog ka bërë në përballjen me pandeminë e CoronaVirusi.

Kryetari Rugova falënderoi ministrin Zemaj për vizitën dhe u shpreh se ai dhe Shtabi Emergjent për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog, ka punuar vazhdimisht çdo ditë si ekip dhe se kanë qenë në kontakt të përhershëm me Ministrinë dhe organet tjera përgjegjëse, ku shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm nga këto institucione.

Kryetari Rugova tha po ashtu se angazhimi për parandalim e këtij virusi do të jetë i vazhdueshëm si për të menaxhuar rastet me Covid-19 po ashtu edhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Ndërkaq, ministri Armend Zemaj, falënderoi kryetarin Rugova për pritjen, ku përgëzoi dhe uroi kryetarin dhe Shtabin Emergjent për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog për punën dhe angazhimin e tyre në luftë ndaj pandemisë.

Ai tha se komuna e Istogut është njëra ndër komunat më të suksesshme sipas statistikave dhe ngjarjeve që janë zhvilluar për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie.

Delegacioni qeveritar i shoqëruar edhe nga kryetari Haki Rugova dhe Ambasadori Turk në Kosovë, Cagri Sakar vizituan QKMF-në në Istogut ku me këtë rast u bë edhe përurimi i renovimit të repartit të Gjinekologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare donacion nga KFORI Turk në Kosovë. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.