Istogu nikoqire e Programit IPA BNK 2014-2020

IstogPostuar: 12:27 / 20.03.2018

Komuna e Istogut ishte sot nikoqire e përfaqësuesve të programit IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës po organizojnë takime me përfaqësuesit e komunave për ofrimin e informatave në fushën e programit të IPA BNK Mali i Zi - Kosovë 2014-2020, pjesë e së cilit është edhe komuna e Istogut.

Lulzim Blakaj, nënkryetar i komunës së Istogut falënderoi përfaqësuesit e programit IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, duke theksuar se ky program ka një rëndësi të veçantë për komunën e Istogut duke qenë se kjo komunë ishte pjesë e këtij e programi edhe me herët.

Sanja Todorovic, drejtuese e sekretariatit të përbashkët teknik informoj të pranishmit në takim në mënyrë të detajuar, strukturën programore, zonat e programit, objektivat e programit, prioritetet tematike, kuadrin financiar, thirrjen për propozime dhe opsionet që janë dhënë në të dy programet. /InfoKomuna/