Istogu përfituese e projektit LEGO nga USAID

IstogPostuar: 09:44 / 22.11.2018

Komuna e Istogut me ndihmën e programit të USAID-it, Qeverisje Efektive Lokale (LEGO) organizoi takim me përfaqësuesit e komunës së Istogut me qëllim të shkëmbimit të ideve, në lidhje me aktivitetet e programit LEGO në territorin e komunës së Istogut.

Pjesë e këtij takimi ishin nënkryetari Agim Ademaj, përfaqësues nga asambleja komunale dhe shoqëria civile.

Aktualisht programi i USAID-it, Qeverisje Efektive Lokale (LEGO) është në procesin e planifikimit të aktiviteteve të përbashkëta me të gjitha komunat partnere. Në këtë takim u diskutuan aktivitetet të cilat programi synon t’i zbatojë në bashkëpunim me komunën e Istogut.

Programi do të ofroj përkrahje në rritjen e ndërveprimit mes institucioneve të qeverisjes lokale dhe qytetarëve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe transparencës. /InfoKomuna/