Istogu përkujton tre dëshmorët e Shkollës Shqipe në fshatin Uçë

IstogPostuar: 15:18 / 31.01.2018

Komuna e Istogut ka përkujtuar tre dëshmorët e Shkollës Shqipe në fhatin Uçë.

Kryetari i komunës Haki Rugova me bashkëpunëtorë, nxënës e mësimdhënës, familjar si dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek lapidari i Tre Dëshmorëve të shkollës shqipe, Hasan e Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj.

Tre dëshmorët u vranë para 26 vitesh, në mbrojtje të arsimit shqip nga regjimi serb i asaj kohe.

"Sot me krenari shkolla e fshatit Uçë mban emrin e tyre". /InfoKomuna/