Istogu shkon në balotazh, në garë janë Haki Rugova dhe Gani Dreshaj

IstogPostuar: 15:12 / 23.10.2017

Edhe në Komunën e Istogut do të kemi balotazh, dhe kjo tashmë është e qartë pasi që KQZ ka procesuar 100 për qind të votave.

Qytetarët e kësaj komune do të votojnë edhe një herë më 19 nëntor ku do të vendosin se cili nga kandidatët do të udhëheq me këtë komunë.

Në garë janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Haki Rugova ka marrë 7 mijë e 977 vota apo 43,13%, kurse Gani Dreshaj 6 mijë e 921 vota apo 37,42%.

Në këtë komunë kanë votuar gjithsejtë 41,18%.