Komuna e Istogut dhe Caritas-Kosova me marrëveshje për mbështetje sociale

IstogPostuar: 09:21 / 08.03.2018

Kryetari i komunës Haki Rugova ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritas Kosova për bashkëfinancimin e projektit “ Ngritja e përkujdesit dhe shërbimeve sociale dhe shëndetësore në shtëpinë dhe ambulatat në komunën e Istogut”

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen e institucioneve ekzistuese sociale dhe shëndetësore të komunës së Istogut që janë në menaxhimin e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. /InfoKomuna/