Komuna e Istogut me dëgjim publik për buxhetin 2018-2020

IstogPostuar: 10:51 / 23.08.2017

Komuna e Istogut të hënën do të organizojë dëgjim me qytetarët për draft-buxhetin komunal për vitin 2018-2020.

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur, raporton InfoKomuna.

"Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në listën e prioriteteve si dhe kontribuoni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni.
Zëri Juaj do të dëgjohet. Pjesëmarrja e Juaj do të jetë një kontribut që dëgjimi të jetë më i suksesshëm", thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut./InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.