Komuna e Istogut nderon me mirënjohje veteranët e arsimit

IstogPostuar: 13:56 / 07.03.2019

Komuna e Istogut me një solemnitet rasti të organizuar nga Drejtoria për Arsim ka shënuar 7 Mars Ditën e Mësuesit, për të nderuar gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të dhënë ndër vite për shkollat shqipe.

Me këtë rast kryetari Haki Rugova, përshëndeti të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur dhe u uroj këtë ditë të shënuar, ditën e Mësuesit duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite nga mësuesit.

"Arsimi është shtylla e një shteti dhe një shoqëri dhe ne gjithmonë e kem vendosur në prioritet dhe ne duhet të angazhohemi më shumë në përkrahje të arsimit në tërësi", tha kryetari Rugova.

Po ashtu, drejtori i drejtorisë së Arsim, Hajrush Shoshi përshëndeti gjithë të pranishmit dhe gjithë mësimdhënieve u uroj festën e 7 Marsit.

Në këtë solemnitet kryetari Haki Rugova ka nderuar me mirënjohje veteranët e arsimit. Për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave mirënjohje u ndanë për post mortum për mësimdhënësit, Ismail Pacaj dhe Vllaznim Alihajdaraj.

Mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar - veteran, Adem Gecaj, Emine Sutaj, Fatmushe Rexhaj, Gjemajl Zenunal, Kadri Shoshi, Rexhë Bacaj, Sejdi Kabashi, Sylë Maraj, Xhevat Bujupaj dhe Zizë Mavraj. Poashu edhe stafi teknik i shkollave u nderua më mirënjohje dhe atë me post mortum Rrustem Maraj, Bajram Hysenaj ndërsa më mirënjohje për pensionim u nderua Asan Ibrahimaj dhe Ramë Ahmetaj.

Pjesë e manifestimit ishin edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që paraqiten krijimet e tyre letrare për Ditën e Mësuesit. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...