Kritikohet ashpër qeverisja e LDK-së në Istog

IstogPostuar: 22:39 / 10.10.2017

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidatët për kryetar të Komunës së Istogut kanë prezantuar ofertën e tyre.

Haki Rugova kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deklaroi se programi i LDK-së, është i bazuar në planin e kësaj partitë për të gjitha komunat.

"Ne këtë programe kemi përshtatur duke u bazuar në resurset që i ka komuna e Istogut. Si shtylla kryesore kanë të bëjnë me zhvillimin dinamik. Se synojmë të kemi rritje më të madhe ekonomike që të rinjtë tanë të kenë perspektivë”, tha ai.

Rugova premtoi se do të ketë investime në arsim, shëndetësi, sport, kulturë etj. Po sipas tij edhe turizmi është pikë  për ta zhvilluar Istogun. Ai tha se deri më tani kanë qenë të fokusuar.

Kurse Agron Avdija kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se në planin e VV-së, ka pikat kryesore që të qeverisjes katër vjeçare, që janë shprehur si zotime. ‘Do të punojmë që të kemi furnizim me ujë për fshatrat e Istogut, do të ofrojmë shujta falas për nxënës, për shëndetësi premtojmë që të kemi orar të plotë”, tha ai. Sipas tij do të ketë më shumë mbikëqyrje.

Ndërsa Beqir Sadikaj kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), deklaroi se PDK-ja, ka platformën që do të udhëheq këtë komunë për katër vjetër e ardhshme, nëse merr votën e qytetarëve.

“Qendrat familjare në disa vende të punojnë në dy ndërrime, do të ketë furnizim me barna, do të hapim qendër për gratë shtatzëna. Do të punojmë që të ketë kompensime të dëmeve nga era”, tha ai. Sadikaj bëri me dije se do të angazhohet që arsimi të jetë në prioritet dhe nxënësit të iu kthehet mësimit.

Edhe Arif Elshani nga Iniciativa të Pavarurit e Istogut, premtoi se do të rrisim shërbimet në Komunën e Istogut.

“Ne do të i kthejmë besimin e qytetarëve në shërbimet në komunën tonë. Do të punojmë në shërbim të arsimit, i cili nuk është në nivelin e duhur”, tha ai. Po ashtu ai premtoi se do të krijohet një model.