Kuvendi i Istogut diskuton raportin financiar për vitin 2019

IstogPostuar: 13:19 / 22.05.2020

Kuvendi Komunal i Istogut ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës, duke diskutuar për disa pika në rend dite.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi këto pika të rendit të ditës:

Njoftimi me gjendjen aktuale në Istog gjatë periudhës kohore të Pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid-19;

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin 2019;

Shqyrtimi i Raportit Financiar për tre mujorin e parë të vitit 2020;

Marrja e vendimit për Bartjen e mjeteve financiare nga vitet 2018, 2019 nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara në vitin 2020;

Shqyrtimi dhe miratimi i Nismës së Kryetarit të Komunës për bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e Pejës si dhe pika e fundit pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal. /InfoKomuna/