Mamografi mobil stacionohet një muaj në Istog

IstogPostuar: 10:19 / 17.04.2018

Mamografi mobil që nga e hëna do të qëndrojë në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog.

Gjatë një muaji mamografi mobil do t’u ofrojë grave të Istogut kontrolle falas, gjatë orarit të rëndomtë të punës nga ora 9:30 e mëngjesit deri në orën 15:00, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i QKMF-së në Istog, Shefqet Mehmetaj, ka treguar se 28 ditë pune automjeti i mamografisë do të qëndrojë në Istog, sipas marrëveshjes që kanë bërë me përgjegjësit e mamografisë mobile.

Sipas tij, gjatë këtij muaji do të ekzaminohen nga 12 gra në ditë të grupmoshës 40 vjeçe dhe gratë që kanë ndonjë problem eventual me gjinjtë.