Marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve në Istog

IstogPostuar: 15:30 / 14.02.2019

Është nënshkruar sot marrëveshja e bashkëfinancimit në mes të Komunës së Istogut të përfaqësuar nga Nënkryetari i Komunës Agim Ademaj, MAPL-së dhe DEMOS-it, për bashkëfinancim të projekteve në vlerë të 200.000 eurove.

Komuna e Istogut vitin e kaluar ka fituar grantin për performancë të mirë nga MAPL SDC/ DEMOS, në vlerë 135,184.00 € ku kësaj shume i është shtuar edhe një grant tjetër ai nga SIDA Suedeze me shumën prej 30,306.00€, komuna e Istogut participon në vlerë prej 34,510.00 euro. /InfoKomuna/