Mbyllet shkolla fillore në Kaliqan, e merr uji

IstogPostuar: 10:45 / 04.03.2020

Shkolla fillore “Zymer Zeka” në fshatin Kaliqan të Komunës së Istogut ka qenë një prej më të dëmtuarave pas erërave të forta në këtë komunë kohët e fundit.

Mirëpo, shkolla tashmë po përballet me një tjetër problem, raporton KP.

Për shkak të dëmtimeve nga era dhe reshjeve të shiut, uji është futur brenda objektit duke e bërë të pamundur vijimin normal të mësimit.

Në këtë shkollë ndjekin mësimin rreth 200 nxënës.