Në Istog janë raportuar 14 raste për dhunë në familje

IstogPostuar: 14:11 / 25.04.2019

Gjatë këtij viti në Istog janë regjistruar 14 raste të dhunës në familje, ku 13 prej tyre janë proceduar ndërsa një është në procedurë. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të Istogut, ka mbajtur takimin e radhës nën kreysimin e kryetarit Haki Rugova.

Në takim janë shqyrtuar raporti i Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë, parandalimi i terrorizmit dhe lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm si dhe dhuna në familje, mbrojtja e të drejtave të personave të cilët privohen nga të drejtat themelore ishin pika të rendit të ditës.

Ramadan Gashi, toger nga Stacionit Policor në Istog, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të cilën e cilësoi si të qetë dhe stabile krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara ku ka një rënie të rasteve të raportuara. Në këtë vit kemi 129 raste 20% më pak së vitin e kaluar.

Deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë 129 raste, 6 aksidente trafiku dhe 2 persona të lënduar. Janë lëshuar 627 tiketa në trafik, 57 persona të arrestuar, 9 të ndaluar, janë konfiskuar 7 arme dhe kemi asistuar në 47 raste , ka deklaruar Gashi. Po ashtu Gashi njoftoj se Stacioni Policor në Istog është duke implementuar edhe disa plane operative.

Fadil Gashi, polic hetues pranë Policës në Istog ka raportuar rreth pikës së rendit të ditës dhuna në familje, mbrojtja e të drejtave të personave të cilët privohen nga të drejtat themelore ku u shpreh se gjatë këtij viti në Istog ka pasur 14 raste të dhunës në familje ku 13 prej tyre janë proceduar ndërsa një është në procedurë.

Ai po ashtu apeloi tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm sepse me ligjin e ri çdo dhunë në familje është vepër penale.

Ndërkaq Ardita Bala- Drejtoreshë e Qendrës për Mirëqeni të Gruas ka shpjeguar rolin dhe rendësin që ka kjo qendër në përkrahjen e personave të cilët janë preh e dhunës në familje dhe ka falënderuar komunën e Istogut për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhenë këtij institucioni. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...