Nga votat me postë prin Dreshaj i AAK-së

IstogPostuar: 15:42 / 18.12.2017

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

KTV raporton se Gani Dreshaj nga AAK ka marrë 16 vota me postë ndërsa Haki Rugova nga LDK ka marrë 8 vota.

Epërsia e tanishme e Haki Rugovës është 67 vota.