Organizata gjermane mbështet 35 biznese për zhvilllim në Istog

IstogPostuar: 09:38 / 05.02.2018

Komuna e Istogut thërret bizneset për aplkim në projektin e organizatës gjermane "Help-Hilfe zur Selbsthilfe", e cila mbështet zhvillimin lokal.

Në njoftimin e komunës thuhet projekti “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, marrëveshje kjo në mes Komunës së Istogut dhe Organizatës "Help-Hilfe zur Selbsthilfe" i financuar nga qeveria gjermane dhe komuna e Istogut ka për qëllim mbështetjen arsimore dhe ekonomike për zhvillimin lokal, transmeton InfoKomuna.

Në kuadër të projektit në Komunën e Istogut të paktën 35 biznese do të mbështetën në synimet e tyre për të filluar ose zhvilluar biznes.

Mbështetja do të përfshijë:

1) Donacion i Pajisjeve në vlerë mesatare prej 2,000 €,
2) Organizimin e biznesit dhe trajnime profesionale sipas nevojave të klientëve,
3) Monitorimin e bizneseve të mbështetura.

Sesioni i parë informues është më 06.02.2018 ditë e (martë) nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal dhe më 13.02.2018 po ashtu ditë e (martë) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Ahmeti mbështet organizatën OVL-UÇK dega në Prishtinë 09:17 / 21.02.2018 Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.
KamenicëKomente: 0 Kamenica emëron drejtorët e rinj, këta janë emrat 13:44 / 21.02.2018 Kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje por që dha dorëheqje nga partia pas përçarjeve brenda VV-së, ka emëruar drejtorët e rinj komunal.