Përkujtohet ish-kryetari i Istogut, Fadil Ferati

IstogPostuar: 14:28 / 30.01.2018

Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit, transmeton InfoKomuna.

Me këtë rast kryetari Haki Rugova, u shpreh se Fadili ishte një personalitet rëndësishëm jo vetëm i Istogut por edhe i LDK-së.

Ai tha se krenohen gjithmonë me veprën e tij, pasi edhe e quajnë kryetar i përjetshëm i Istogut dhe i tillë do jetë çdo herë sepse ka dhënë një shembull të mirë se si duhet të qeveriset një komunë tha kryetari Rugova.

Sipas tij pjesëmarrja e kësaj mase e shpreh vullnetin dhe përkujtimin ndaj punës dhe veprës së tij. Për ne është një trasim rruge të cilën ne po mundohemi ta qojmë deri në fund kjo është një vlerë dhe një trashëgimi të cilën ne po e ndjekim tha kryetari Haki Rugova.

Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se bashkë me strukturat e partisë dhe përfaqësuesit komunal kanë ardhur që sot ta nderojnë jetën dhe veprën e Fadil Feratit i cili sipas tij nuk ishte vetëm kontribuues i Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe i të gjitha rrjedhave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovës./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Prishtina me plan për lëmoshë-kërkuesit 16:02 / 14.01.2019 Përfaqësuesit e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe ata të Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Prishtinës zhvilluan një takim me zyrtarë të Policisë së Kosovës, në lidhje me dukurinë e kërkim lëmoshës, dukuri kjo që po...