Rugova informon ambasadorin e OSBE-së me të arriturat e komunës së Istogut

IstogPostuar: 14:34 / 10.05.2018

Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër i ambasadorit me nevojat dhe shqetësimet si dhe të arriturat që ka komuna e Istogut.

Kryetari Haki Rugova tha se është kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut, ku çmoj lartë bashkëpunimin e mirë që ai personalisht dhe komuna ka me misionin e OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së Jan Breaathu, u shpreh se komuna e Istogut është një ndër komunat që prin me qeverisje të mirë në nivel lokal, po ashtu ambasadori pati lëvdata edhe për kontributin që kryetari Rugova është duke e dhënë për procesin e kthimit.

Sipas ambasadorit ai duhet të dëgjoj çka ka nevojë komuna, qytetarët dhe kryetari andaj ishte një bisedë shumë e hapur dhe konstruktive me kryetarin, ku shpresoi në këtë bashkëpunim të mirë në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo vizitë e ambasadori është si vazhdë e vizitave që ambasadori ka filluar t'i bëjë nëpër komuna në Kosovë. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...