Shqyrtohet raporti financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2017

IstogPostuar: 15:18 / 31.07.2017

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 49-të e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2017, shqyrtimi i raportit për 6 mujor të punës së kryetarit të komunës, shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti, shpallja në diskutim publik e projekt- rregullores për përdorimin e pijeve alkoolike në lokale publike, shqyrtimi i raportit dhe analiza e vitit shkollor 2015-2016, njoftimi me raportin e Auditorit të përgjithshëm për vitin 2016, shqyrtimi dhe miratimi i projekt rregullores për tatimin në pronë, shqyrtimi dhe miratimi i plotësim-vendimit 01Nr.59/2016 për dhënien e pronës komunale në Istog, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien me qira të qendrës rinore në Osojan ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

Elaborimin e raportit financiar për tre mujorin e dytë për periudhën prill – qershor 2017 e bëri Hysni Maxharraj, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa i cili i ka njoftuar anëtarët e kuvendit rreth shpenzimeve dhe alokimeve që janë bërë gjatë kësaj periudhe kohore.
Të gjitha këto pika të rëndit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal./InfoKomuna/