Shtëpia e komunitetit në Gurrakoc me ashensor dhe park të ri

IstogPostuar: 14:53 / 05.10.2017

Për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën e banorëve të shtëpisë së komuniteteve në Gurrakoc, komuna e Istogut ka pajisur me ashensor të ri këtë shtëpi si dhe ka bërë rregullimin e rrethojës dhe oborrit të objektit.

Vlera e këtyre projekteve të realizuara në shtëpi të komuniteteve kap shumën prej 16 mijë euro dhe është investim i komunës së Istogut. /InfoKomuna/