Sot nis fushata në Istog

IstogPostuar: 10:57 / 11.12.2017

Sot në Komunën e Istogut nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor.Gara zgjedhore për kryetar të Istogut  zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova, transmeton InfoKomuna.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

/InfoKomuna/