Vetëvendosje: Në Istog garojmë të vetëm!

IstogPostuar: 14:05 / 10.10.2017

Lëvizja “Vetëvendosje” ka demantuar zërat se do t’i bashkohet AAK-së në qytetin e Istogut.

“VETËVENDOSJE! në Istog garon dhe synon si e vetme fitoren në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Përderisa po hyjmë në pjesën e fundit të fushatës, Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra Istog, shpreh qëndrimin e saj se garon e vetme në zgjedhjet lokale dhe synon fitoren në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Qendra në Istog nuk ka zhvilluar asnjë bisedë (jo)zyrtare me subjektet e tjera politike që garojnë në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Ftojmë qytetarët e komunës së Istogut që të mobilizohen dhe të organizohen rreth Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatit të saj për kryetar dhe atyre për këshilltarë në Kuvendin Komunal, të cilët janë e vetmja garancë për ndryshimet që i nevojiten komunës sonë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog distancohet nga çdo qëndrim individual për çeshtje të koalicioneve.

Agron Avdijaj është i vetmi kandidat për kryetar të Istogut, i cili ka vullnet, është i guximshëm dhe zotëron dijen për ta kthyer dinjitetin në komunën tonë, duke pasur përkrah një ekip të fuqishëm dhe plan konkret për zhvillim e përparim të komunës sonë.

Ndryshimi edhe në Istog ka numrin 10, kurse Agron Avdijaj është emri që do t'i prijë këtij ndryshimi, për të cilin qyteti ynë ka pasur nevojë qëmoti”, thuhet në njoftimin e LVV-së.