Vihet gurëthemeli i qendrës rinore në Banjë të Istogut

IstogPostuar: 15:39 / 28.09.2017

Kryetari i komunës Haki Rugova në prani të shumë qytetarëve të mbledhur ka vënë sot gurëthemelin e qendrës rinore në Banjë.

Me këtë rast kryetari Rugova ka përgëzuar qytetarët e Banjës për fillimin e punimeve për ndërtimin e qendrës rinore, duke qenë se kjo ishte një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të kësaj ane, transmeton InfoKomuna.

Banorët e këtij lokaliteti falënderuan kryetarin Haki Rugova për realizmin e kërkesës së tyre që edhe të rinjtë e kësaj ane të kenë një vend ku mund të realizojnë aktivitete e tyre.

Kjo qendër do ju shërbej të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe artistike.

Vlera e projektit për ndërtimin e qendrës rinore është 150 mijë euro dhe parashihet që punimet të përfundojnë vitin e ardhshëm.