Filloi viti i ri shkollor 2018/2019 në shkollat e komunës së Junikut

JunikPostuar: 13:23 / 03.09.2018

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi së bashku me stafin e tij komunal, vizitoj shkollën e mesme të ulet “Edmond Hoxha” dhe Gjimnazin “Kuvendi i Juniku“ për nderë të fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019.

Kryetari i komunës se pari vizitoj shkollën e mesme të ulet “Edmond Hoxha“ në Junik, ku Drejtoreshës së re znj. Begije Jasiqi i dëshiroj suksese, e cila është përzgjedhur këto dit.

Drejtoreshës së re, kryetari i komunës I ofroj përkrahje maksimale për të ngritur sa më lartë nivelin e arsimit në këtë shkollë.

Ndërsa kryetari i komunës në Gjimnazin “ Kuvendi i Junikut “, stafit të kësaj shkolle u dëshiroj sukses dhe fillim vit të mbarë, duke premtuar përkrahje maksimale edhe për këtë institucion shumë të rëndësishëm në komunën tonë.

Kjo shkollë ka filluar të suvatohet javën e kaluar, dhe ende po vazhdojnë punimet. Nëse punët shkojnë sipas planit të paraparë së shpejti pritet të hapet edhe një paralele e mjekësisë ku nxënësit nga Juniku mund ti vazhdojnë synimet e tyre në këtë drejtim në Junik.

/InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.