Juniku me linjë të veçantë të furnizimit me energji elektrike

JunikPostuar: 16:12 / 22.01.2019

Qytetarët e Komunës së Junikut, të Premten me datë 18.01.2019, kanë mundur të dallojnë ndryshimin në furnizim me energji elektrike nga ana e KEDS-it.

Linja e furnizimit Llukë- Junik ishte e stërngarkuar dhe e vjetërsuar, shkak i kësaj furnizimi me energji elektrike në territorin e Komunës së Junikut, ishte shumë e dobët.

Ka kohë që kanë filluar punimet në renovimin e linjës Llukë- Junik, e cila tashmë është linjë e veçantë për Komunën e Junikut, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, e cila është finalizuar të Premten me 18.01.2019 në orët e vona të mbrëmjes ku edhe është lëshuar në funksion kjo linjë. Tashmë, rrjeti elektrik për Komunën e Junikut është krejtësisht i ri, me çka banorët e Junikut pas një periudhe të gjatë do të kenë furnizim të plotë dhe stabil me energji elektrike, ashtu siç e meritojnë si pagues të rregullt.

 

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...