Juniku po përballet me vjedhje dhe mashtrime

JunikPostuar: 11:32 / 13.12.2016

Juniku si vend i traditës dhe kulturës shqiptare ndër shekuj dhe si një vend i qetë dhe pa probleme, ka njoftuar se tash e disa vite është duke u përballur me dy dukuri negative dhe shumë shqetësuese për qytetarët e kësaj qyteze.

“Është fjala për vjedhjet dhe mashtrimet që janë bërë kohëve të fundit, e ndaj të cilave nuk mund dhe nuk duhet të heshtim ne si shoqëri. Ndonëse si fillim është menduar se vjedhjet janë kryer nga persona të cilët nuk janë banorë të Junikut, përkundër kësaj me arrestimin e dy personave nga Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Junik, rezulton se kryerësit e këtyre veprave janë banorë rezidentë të Junikut dhe kanë këto iniciale H.K i lindur me 1989 dhe G.Sh i lindur me 1990. Nga kjo del se të njëjtit përveç shumë vjedhjeve të kryera viteve të fundit e sidomos gjatë kësaj kohe në Junik, po të njëjtit duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale kishin kryer veprën e mashtrimit ( duke kërkuar shuma të ndryshme të hollash kinse për nevoja familjare ) duke rënë pre e tyre shumë qytetarë të Junikut e sidomos bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Junikut.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e mbajtur me datë 6 Dhjetor 2016, e ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e Komunës, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësve, shkollave, komunitetit lokal dhe fetar etj., shprehin shqetësimin e tyre lidhur me rastet e ndodhura dhe njëkohësisht kërkojnë nga Organet e Drejtësisë, si Prokuroria dhe Gjykata, që të veprojnë konform ligjit dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që jeta dhe prona e qytetarëve të Junikut të jetë e garantuar me ligj. Ky Këshill ( KKSB ), përveç qytetarëve të Junikut do t'i drejtohet:Prokurorisë së Shtetit, Gjykatave, dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera që mund të ndodhin, do të jetë zëdhënës i fuqishëm i ruajtjes së traditës, vlerës, kulturës, pronës dhe jetës së të gjithë qytetarëve të Junikut duke kërkuar çdo herë që ligjet e aplikueshme të gjejnë zbatim në secilin rast që mund të ndodh. Këshilli në fjalë kërkon nga të gjithë qytetarët e Junikut që janë rënë pre e këtyre dukurive, nëse nuk i kanë paraqitur deri me tani rastet, të njëjtën gjë ta bëjnë pranë Stacionit Policor në Junik”, thuhet në komunikatën e Komunës së Junikut.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...