Komuna e Junikut: Apel për kujdes përgjatë shtratit te lumit Erenik

JunikPostuar: 16:04 / 30.11.2017

Të nderuar qytetarë të komunës së Junikut dhe me gjërë, ju bëjmë apel që të keni kujdes kur kaloni përgjatë shtratit të lumit Erenik, raporton InfoKomuna.

Sidomos personat e moshuar dhe fëmijët, të mos dalin pa një shoqërues. Komuna e Junikut është duke e përcjell nga afër gjendjen e shtratit të lumit Erenik, i cili pas reshjeve të fundit atmosferike ka rritur nivelin e prurjes së ujit.

Të gjitha nejësit emergjente janë në vendin e ngjarjes: njësiti i zjarrfikësve, shërbimi policor i Kosovës, zyrtar komunal.

Gjithashtu kemi në dispozicion edhe makineri për të ndihmuar që situata të jetë në kontroll.
/InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Produkte bio në Panairin bujqësor në Skenderaj 15:19 / 15.10.2018 Për tri ditë më radhë, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve Skenderaj 2018”, ku shumë kultivues të produkteve bujqësore nga Skenderaj dhe komuna tjera, e kanë pasuruar...