MAPL përkrahë komunën e Junikut

JunikPostuar: 11:29 / 22.02.2017

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe Kryetari i Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkë-financimin e projektit “Asfaltimi i rrugës Qestaj – Goqaj” në Komunën e Junikut.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe Kryetarit Kuçi, u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës. /InfoKomuna/