Reagim i AAK-së ndaj akuzave të LDK-së; "Qeverisja e AAK-së në Junik, nuk ndalet me keqqeverisje"

JunikPostuar: 22:30 / 04.10.2016

Reagim i Komunës së Junikut, ndaj komunikatës për media të degës së LDK-së në Junik.

Sa i përket akuzave të Degës së LDK-së, Komuna e Junikut gjegjësisht ekzekutivi komunal ndjehet mjaft komod dhe njëherit ju bën me dije se nuk kanë bazë për kritikë dhe akuza.

Ekzekutivi i komunës se Junikut nuk shqetësohet nga reagimet kritike të këtij subjekti opozitar lidhur me keq qeverisjen, pasi që qytetarët e Komunës së Junikut ndjehen të kënaqur me punët e mëdha te realizuara dhe te tjerat qe janë ne proces te realizimit, prandaj qytetaret janë pasqyra e vërtet e zhvillimeve te mëdha në Komunën e Junik. Këtë më se mire e kane dëshmuar në dy palë zgjedhje.

Gjithashtu përkundër kësaj trendët e zhvillimit janë indikatorë të fuqishëm të një qeverisje transparente dhe se ekzekutivi komunal qytetareve të Junikut nga viti në vit po e përmirëson jetën në shumë drejtime me ofrimin e shërbimeve cilësore, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe gjenerimin e vendeve të punës.

Lidhur me Raportin e Pasqyrave Financiare te vitit 2015 për Komunën e Junikut, është dhëne opinion i kualifikuar me theksim të çështjes, çka d.m.th se PVF-të janë përgatitur në mënyre te drejt në të gjitha aspektet materiale, ( apo japin një pamje te vërtet dhe te drejt ), në pajtim me SNKSP, dhe kjo dëshmon se nuk ka keq deklarime apo keqpërdorime siç është shprehur dega e LDK-së në Junik. Opinioni i kualifikuar është dhënë për shkak të regjistrit të pasurisë. Kryetari i Komunës se Junikut z, Agron Kuçi ka ndërmarr hapa sipas kompetencave dhe përgjegjësisë qe i takon, dhe ka ngrit Komisionin për Inventarizim e Pasurive, dhe ka caktuar zyrtarin për regjistrimin e pasurive në pajtim me rregulloren, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë.

Ndërsa sa i përket planifikimit buxhetor për vitin 2017 përkundrazi Komuna e Junikut ka një progres të theksuar posaçërisht tek investimet kapitale, nëse e krahasojmë me vitin aktual ku kemi të planifikuara vetëm 77,791.00 euro për investime kapitale, për vitin 2017 planifikimi ne këtë kategori është 367,666.00 euro, qe do te thotë kemi rritje për 289,875.00 euro.

Gjatë procesit të planifikimit buxhetor janë respektuar te gjitha procedurat ligjore, është përpiluar Draft dokumenti i KAB-it Komunal, është shqyrtuar dhe aprovuar ne Kuvendin Komunal në muajin Qershor dhe është dorëzuar ne Ministrinë e Financave. Gjatë muajve Korrik – Gusht janë organizuar dëgjime publike për planifikimin buxhetor 2017/2019 në të cilët nuk keni shprehur interesim që të merrni pjesë dhe të bëni propozime apo komente. Gjithashtu me iniciativën e Kryetarit jeni ftuar të gjitha grupet e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në takim të veçante konsultativ rreth propozimeve konkrete për projektet kapitale dhe prapë nuk keni shprehur interesim që të kontribuoni rreth këtij procesi.

Deri me tani nuk kemi asnjë propozim nga ana e juaj që ka mbetur i pa përfshirë në Planifikimin buxhetor, kuptohet se nevojat për investime në Komunën e Junikut janë më të mëdha mirëpo duke i krahasuar me mundësit financiare janë përzgjedhur prioritetet e caktuara për zhvillimin e infrastrukturës Komunale.

Përkushtimin tonë në fushën e investimeve komunale e dëshmojnë edhe investimet e shumta të donatorëve të bëra gjatë viteve të fundit në Komunën e Junikut për të cilat ne ju jemi shumë mirënjohës për këto investime të vazhdueshme të cilat ndikojnë direkt ne përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës se Junikut.

Ndërtimi i fabrikës për përpunimin e frutave të malit është edhe një storje e suksesit të finalizimit të  një projekti të bashke financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Junikut udhëhequr nga komuna e Junikut dhe Organizata Italiane – Celim – Milano. Kjo fabrikë është 100 % aset i komunës së Junikut dhe në bazë të ligjeve në republikën e Kosovës do të jepet në shfrytëzim me çka do të ritet punësimi në komunën e Junikut dhe do të krijoj të hyra për qytetarët e komunës së Junikut. Me vendim të Kuvendit Komunal të vitit 2010 objekti i fabrikës është ndërtuar në ngastrat 1563 dhe 1564 me sipërfaqe 4,732 m2 të cilat në regjistrin kadastral janë pronë e komunës së Junikut dhe kanë sipërfaqen minimale për funksionimin e një pune të suksesshme të fabrikës.

Andaj nuk na ka befasuar reagimi i degës së LDK-së në Junik sepse për ne janë të njohura  rastet që çdo herë që në komunën e Junikut bëhet një punë e mirë Dega e LDK-së ne Junik del me deklarata të tilla kundërthënëse  në media. Sa për informim sallën e kuvendit komunal e kanë lëshuar një pjesë e këshilltareve të LDK-së, PDK-së dhe VV-së, ndërkaq Kuvendi i Komunës gjithnjë vendimet i merr me shumicën votave duke përfshire edhe votat e këshilltareve të partive të lart cekura. Përndryshe është në kulturën dhe traditën e LDK-së të ndihet e trembur nga punët e mira që realizohen prej shtatë viteve nga qeveria komunale e Junikut

Qeveria komunale është akoma edhe më e vendosur dhe do te vazhdoj për projekte edhe më madhore për qytetarët dhe të ardhmen e komunës së Junikut.