280 mijë euro për ndërtimin e aneksit të administratës komunale në Kaçanik

KaçanikPostuar: 10:04 / 07.03.2019

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i aneksit të objektit të Administratës Komunale” në Komunën e Kaçanikut.

MAPL nga buxheti i saj vjetor i vitit 2019, financon këtë projekt në shumën prej 280,000.00€, ndërsa edhe komuna do të ketë pjesën e saj të participimit.

Gjatë takimit me sekretaren e përgjithshme të MAPL-së, Rozafa Ukimeraj, diskutuan edhe punët dhe aktivitetet e tjera komunale.

Kryetari Ilazi falënderoi MAPL-në për financimin e këtij projekti, ndërsa shtoi se një objekt i tillë ka qenë i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve dhe punëve të nevojshme në administratën komunale. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.