8-vjeçari bie nga kati i dytë i shkollës në Kaçanik

KaçanikPostuar: 11:23 / 21.09.2017

Policia njofton se në rrethana ende të panjohura një fëmijë mashkull K/Shqiptar i moshës 8-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i korridorit të shkollës “Emin Duraku” në Kaçanik, transmeton InfoKomuna.

Sipas Policisë, fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Raportohet se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. /InfoKomuna/